






Mikel Shallari 24- vjeçari i arrestuar mëngjesin e së dielës si autori i dyshuar i vrasjes së ish- komisar Artan Cukut, pranon të bashkëpunojë me policinë dhe Prokurorinë.
Mësohet se i riu ka kërkuar në këmbim që t’i sigurohet familja, në mënyrë që të tregojë motivin e vrasjes.
Shallari ka pranuar të tregojë emrat lidhur me porositësit e ekzekutimit të 8 prillit, ku i ndjeri Cuku u vra me pistoletë teksa po hynte në pallatin ku banonte.
24- vjeçari ka kërkuar që familjarët të dërgohen jashtë shtetit dhe t’iu ndërrohen identitetet, në mënyrë që t’u shmangen hakmarrjeve të mundshme.
Dyshohet se ekzekutimi i Artan Cukut është urdhëruar nga një burg jashtë vendit dhe kjo është pista kryesore ku po heton policia. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





