Transmetuar më 12-06-2017, 08:09

Një i ri shqiptar ka mbetur i vrarë me thikë në Gjermani, pas një sherri të ndodhur me dy grupesh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës mes të dielës dhe të hënës në qytetin e Wiesbaden.

I riu ndodhej me pesë persona të tjerë, në momentin që u konfliktuan me një grup prej tre personash, të cilat nisën të qëllojnë me thika.

Krahas shqiptarit edhe dy persona të tjerë të grupit të tij mbetën të plagosur, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë.

Autorët e dyshuar u larguan nga vendi i ngjarjes duke humbur gjurmët, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e konfliktit të përgjakshëm. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd