Transmetuar më 11-06-2017, 17:02

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri me sa duket ka mbetur i impresionuar nga hapja e sheshit “Skëndërbej” në Tiranë.

Ai është parë gjatë ditës së sotme të shëtisë me të birin në këtë hapësirë në qendër të kryeqytetit shqiptar.

Diplomati amerikan gjithashtu u ndal tek maketi ku është prezantuar projekti i sheshit “Skëndërbej”.

Ai më pas së bashku me të birin kanë shëtitur në të gjithë hapësirën e sheshit.

Sheshi “Skëndërbej” u inaugurua mbrëmjen e djeshme nëpërmjet një ceremonie festive./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd