


I kishte dërguar ish të dashurit të saj një sërë mesazhesh ku i kërkonte hapur të bënte seks me të, por ai nuk i kthente asnjë përgjigje.
Kështu ajo vendos të shkojë që ta kërkojë, por e gjen në shtrat me një femër tjetër. E verbuar nga xhelozia Krystina Joy Rivera, nga Florida në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisi të godiste në kokë rivalen e saj në dashuri.
27- vjeçarja siç raporton “The Sun” u denoncua në polici për dhunë fizike dhe për hyrje në pronën e tjetrit me forcë.
Vajza pësoi dëmtime të shumta në fytyrë dhe trup, duke e denoncuar Krystina. Në këto ditë po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj saj, por ajo mohoi çdo akuzë, duke thënë se ishte ftuar që të shkonte.
Por kundër saj janë provë e fortë mesazhet që i kishte dërguar ish të dashurit, ku prej tij nuk kishte asnjë reagim. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





