Transmetuar më 11-06-2017, 14:19

Ndonëse fushata elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit po arrin kulmin e saj, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, shfrytëzon çdo moment për të kaluar me familjen.

Kështu ka bërë edhe sot, ku pas takimeve në Kombinat dhe në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, ka kaluar pak kohë me dy vajzat e tij.

Ai ka publikuar një fotografi në Facebook, ku tregon se si bashkë me to i’a punojnë të shoqes.

“Me vajzat para se të nisem për Fier. Akullore në vend të drekës… kur nuk e ka mendjen Aurela”, shkruan kryedemokrati, këtë herë si prind e bashkëshort. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd