Transmetuar më 11-06-2017, 11:38

Ata u bën prindër në moshë të re, por kjo gjë duket se e ka bërë lidhjen e tyre edhe më intensive. Prezantuesi Ledion Liço ka publikuar një fotografi të tij dhe të partneres Sara Hoxha në Instagram, ku të dy duken të buzëqeshur.

“Bukuria në temperatura të ulëta është e bukur”, shkruan Ledioni si diçiturë të fotos.

Sara Hoxha, vajza e themeluesit të ndjerë të Top medias, Dritan Hoxha, solli në jetë më 13 dhjetor djalin e saj si fryt i lidhjes me prezantuesin Ledion Liço

Pak kohë më parë Sara bëri shpjegimin e emrit të djalit ku tha se, “London, sepse është vendi ku unë dhe babai yt u dashuruam dhe rritëm ndjenjat. Noor, sepse je dritë në jetët tona dhe sepse Noor (dritë) + Itan= Dritan”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd