Transmetuar më 10-06-2017, 23:26

Të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur sonte, kur një automjet në kryeqytetin holandez të Amsterdamit, është futur në një turmë me njerëz.

Mësohet se personi që drejtonte automjetin tip "Peugeot", i cili tentoi të largohej nga vendngjarja, është arrestuar nga policia pasi është përplasur.

Mediat e huaja shkruajnë se makina është futur në pjesën e këmbësorëve, ku qarkullimi i automjeteve është i ndaluar.

Një zëdhënës i policisë tha se shenjat e para sugjerojnë se nuk kemi të bëjmë me një veprim të qëllimshëm, por për shkak se shoferi për një moment ka humbur kontrollin e mjetit ne rrethana te paqarta.

Më poshtë keni pamje nga vendngjarja: /a.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd