Transmetuar më 10-06-2017, 19:56

Gjatë një takimi me gratë e Lezhës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka “akuzuar” kryeministrin Edi Rama se po i përdor gratë dhe vajzat si manekine.
Ai ka vijuar më tej me akuzat duke thënë se në 4 vite si kryeministër, Rama nuk ka bërë asgjë për gratë dhe vajzat.
Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se ka një plan ekonomik dhe europian për gratë dhe vajzat.
Basha u shpreh se primarë të programit të Partisë Demokratike, janë studentët.
“Paratë që shkojnë në xhepat e oligrakëve, do të shkojnë për studentët më të mirë. Do ketë stazhe të paguara çdo vit për ta./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





