Transmetuar më 10-06-2017, 19:37

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, duke folur përballë elektoratit të tij në Lushnje, tha se kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike kanë bërë marrëveshje të fshehtë për marrjen e konçesioneve.

Sipas tij karteli i kanabisit kërkon të trembë njerëzit e punësuar në shtet për të mbrojtur shushunjat e koncesioneve.

Meta u shpreh se njerëzit duan të ikin nga Shqipëria por sipas tij duhet të largohen Rama dhe Basha.

“Njerëzit duan të ikin nga Shqipëria sepse siç shkruante Dritëro Agolli, në vitin ’94 kur Saliu i parë u çmend dhe donte të bënte një Kushtetutë që të merrte edhe ai një tepsi dhe një kusi të madhe për vete, Dritëroi para referendumit shkruajti ca fjalë të thjeshta që i kuptuan të gjithë; “në vendin tim, në vendin tënd një kokë e çmendur të gjithë po i çmend”, u shpreh Meta.

Ai i ka bërë thirrje 600 mijë të rinjve që të mos u shkojë mendja të largohen nga Shqipëria dhe gjithashtu të konfirmojnë votën për LSI-në, forcë e parë.

“Forcë e parë, forcë e paparë është LSI-ja, është rinia. 1 milion shuplaka duhen kundër gjithë oligarkisë”, është shprehur Meta./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd