




Një qen i vogël ka thyer zemrat në të gjithë Korenë e Jugut pasi për tre vjet rresht ulej përpara shtëpisë duke pritur dikë që ta çonte në banesën e re ku ishte transferuar pronarja e tij.
Një grua e moshuar nga qyteti jugor i Busanit adoptoi qenin e humbur disa vjet më parë dhe e quajti atë Fu Shi. Ata jetonin shumë mirë së bashku deri në një moment kur gruaja pësoi një hemorragji të trurit duke përfunduar në një spital për të çmendur, ku ajo po merr mjekimin e nevojshëm.
Mirëpo qeni tashmë dilte çdo ditë para shtëpisë së saj, në mënyrë që t’a dërgonte dikush në atë shtëpi pleqsh, pasi ai mesa duket e ndjen që ajo është gjallë, por jeton diku tjetër.
Pasi u zbulua historia e qenit, u kontaktua një grup veterinerësh që kujdesen për shpëtimin e kafshëve dhe pas një kontrolli veterinar, kafsha ishte e vendosur se ishte 8 vjeç.
Nga vizitat u zbulua se ai vuante nga krimbat e zorrëve, por u trajtua dhe u shërua plotësisht. Pas kësaj, qeni Fu Shi u adoptua nga një tjetër familje që kujdeset shumë mirë, por që e quajtën Sky. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





