Transmetuar më 10-06-2017, 12:07

Aksident i rëndë rrugor me pasojë një fëmijë të mitur është regjistruar ditën e djeshme në Fushë- Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në Arameras, Fushë-Krujë, ku Denis Çela 22 vjeç ka përplasur me automjetin e tij tip BMV, pa targa, një vogëlushe 11 vjeçe me inicialet R.G.

Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i ofruar ndihmë vajzës që aksidentoi, por është arrestuar disa orë më vonë nga policia.

Vajza e mitur e cila mbeti e plagosur u dërgua për ndihmë mjekësore në spital Ushtarak në Tiranë, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale" Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe" Largimi nga vendi i aksidentit". /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd