Transmetuar më 10-06-2017, 11:06

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet paraditen e sotme në Peshkopi, ku është duke zhvilluar një takim me familjet e emigrantëve, të afërmit e të cilave janë detyruar të emigrojnë jashtë vendit.

Gjatë fjalës së tij ai ka premtuar se nëse Partia Demokratike vjen në pushtet ata do të punojmë për një ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt që shqiptarët të mos emigrojnë më. Ai ka akuzuar më tej se dyshja Rama-Meta  nuk e kanë mendjen te ekonomia e vendit, por se kush do të marri drejtimin e timonit.

“Rama e Meta kanë 3 javë që kacafyten për timonin dhe nuk flasin aspak për ekonominë. Nuk dalin t’ju thonë se ku janë vendet e punës që premtuan. Shkaku kryesor i izolimit të një vendi është ekonomia. Edi Rama nuk hodhi asnjë lopatë në rrugën e Arbërit”, u shpreh Basha. “Zgjedhjet nuk janë as koncert e as variete”, është shprehur Basha në fjalën e tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd