Transmetuar më 10-06-2017, 08:55

Mes miqve të shumtë që ish-miss Shqipëria Valbona Selimllari ka në Instragram është edhe një vogëlushe me emrin Anna.

Në fakt ajo nuk është e panjohur, pasi bëhet fjalë për vajzën e vogël të moderatorit Ardit Gjebrea.

Nga postimi i fundit, Valbona duket se është surprizuar nga Anna e vogël dhe këtë moment e ka ndarë me ndjekësit e saj.

“Kur merr mikrofonin Anna ta kalon edhe ty Ardit Gjebrea. Ajo është një dashuri dhe unë e kam shumë xhan”, shkruan ajo bashkangjitur me këtë foto.

Ato kanë qenë së bashku në një festë dhe Anna ka marrë mikrofonin për të kënduar një këngë. Teksa vogëlushja këndon, Valbona është ulur në gjunjë dhe e duartroket. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd