


Një prej këngëtarëve më të njohur të serenatave korçare, Devis Xherahu, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Magazine për të promovuar këngën e re në bashkëpunim me Marly, “Për ty mbarova”.
Përveç projekteve muzikore, Xherahu nuk u shpëtoi edhe pyetjeve nga jeta private dhe thashethemet për lidhjen me Ertemiona Mejdanin.
Devisi dhe Ertemiona bashkëjetojnë prej shumë vitesh, por ende nuk e kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre.
I ngacmuar nga Ervini për ceremoninë e martesës, ai thotë se kjo nuk është në prioritet e tij: “Unë jam i martuar… kë quan martesë ti, unazën?
Ç’rëndësi ka kjo, unë jam me të”, tha Devisi duke shtuar se tani ata janë në një fazë tjetër: “Ti thuaj këtë “ndonjë bebush do vijë tani…” dhe pasi pyeti Albanin për gjininë e fëmijës që sapo erdhi në jetë, tha: “Atëherë unë do bëj vajzë dhe do t’i lidhim…”. Pa ia prishur entuziazmin, Albani ia ktheu si dikur tradita: “Qoftë e bërë.”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





