Transmetuar më 09-06-2017, 22:53

Elsamedi pyet Ambran se çfarë ka diskutuar me Donaldin pak më herët, kur ky i fundit i ishte drejtuar me një pyetje provokuese. “Ja shpjegova atij dhe pyet atë”, ja kthen me nerva Ambra. “Pse ti nuk mundesh të më japësh përgjigje?”, këmbëngul Elsamedi.

Ambra dorëzohet dhe e sqaron se çfarë ka folur me Donaldin, po jo pa ngacmuar ish-partnerin e saj. “I thashë që nuk folëm për ty se nuk je aq i rëndësishëm sa të të përmendim dhe kjo vlen edhe për ty”, i përgjigjet ajo.

Elsamedi i thotë se dita-ditës Ambra po flet gjithnjë e më keq brenda shtëpisë. “Kur do e kuptosh?”, e pyet ai. “Kur të dal prej këtej”, i përgjigjet ajo.

Elsamedi i ripërsërit Ambras kërkesën që të mos flasë me të tjerët për gjërat personale që kanë patur ata dy kur kanë qenë të lidhur. Por përgjigjja që merr pas është e papritur për të. “Ti mua më acaron në çdo moment. Je shumë acarues”, thotë ajo, shkruan faqja e “BB”.

Elsamedi i thotë Ambras se është duke gabuar dhe se banorët e tjerë të shtëpisë janë duke e ngacmuar atë gjithë kohës me kunja dhe më pas thotë se ka dhimbje koke.

“Ktheju përgjigje vetëm me dy fjalë dhe mos e zgjat shumë. Normale që do një aspirinë tani se ke që dje që vetëm ke folur dhe nuk të pushoi goja njëherë”, i thotë ajo. “Për të folur jemi këtu”, ja kthen Elsamedi. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd