
Ariu miku më i mirë i njeriut? Po, edhe ndodh, dhe një rast i tillë është regjistruar në Syktykvar të Rusisë.
Një peron ka vendosur t’u tregojë të gjithëve që në disa raste të kesh një ari mik është e mundur dhe këtë e ka bërë duke nxjerrë në shëtitje ariun e tij të murrmë mbi një motoçikletë nëpër qytet.
Kalimtarë të ndryshëm kanë ndaluar të shikojnë skenën dhe dikush i ka filmuar me celular. Burri, në drejtimin e mjetit, mban veshur një xhup, kaskën mbi kokë dhe kafshën, e ulur në vendin e pasagjerit, duke u përpjekur të mbajë kontrollin e motoçikletës për të mos rënë.
Videoja pasi është hedhur në internet ka marrë qindra klikime dhe shpërndarje duke u kthyer në virale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





