
Lidhur me helmimin e më shumë se 100 personave pak ditë më parë në Peshkopi, policia bën me dije se ka nisur procedim penal për pronarin e pastiçerisë.
Sipas uniformave blu procedimi ndaj 39 vjeçarit G.S., nisi pasi dyshohet se ai duke pasur një aktivitet "Pastiçeri", në qytetin e Peshkopisë ka shitur ëmbëlsira (Tortë), jashtë kushteve dhe standardeve, ku për pasojë persona të grup moshave të ndryshme janë helmuar dhe po trajtohen në spitalin, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





