Transmetuar më 09-06-2017, 18:02

Aknet janë “ankthi” më i madh i adoleshentëve dhe thjeshtë shumë të mërzitshme për të rriturit. Nganjëherë aknet shfaqen edhe pasi të keni kaluar adoleshencën, duke ju “pushtuar” qafën, fytyrën dhe shpinën.

Për fat të mirë nuk keni nevojë që të përdorni produkte të rrezikshme për t’i larguar ato. Ekziston një recetë e vjetër ruse e cila ju ndihmon që t’i zhdukni aknet shumë më shpejtë, shkruan Express.

Në një kavanoz, përzieni me një lugë druri 3 lugë gjelle mjaltë natyral dhe një lugë çaji kanellë organike. Përzieni mirë së bashku dhe aplikojeni në fytyrë (ose ku keni akne) para gjumit. Lajeni fytyrën në mëngjes me ujë të vakët dhe sapun. Duhet ta bëni këtë çdo natë për 2 javë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd