Transmetuar më 09-06-2017, 15:46

Vazhdimisht gazetari Arian Çani e ka përmendur shpesh si në emisionin e tij edhe në studio të tjera televizive faktin se ka pasur hatërmbetje me kryeministrin Edi Rama.

Por ndoshta postimi më i fundit i Rmës në rrjetin e tij social Facebook ku pohon se sonte do jetë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ndoshta tregon se palët kanë lënë pas të shkuarën.

“Sonte pas shumë motesh do rishfaqem me urdhër nga lart, dmth nga Endri Fuga, në Zonën e Lirë të Arian Çanit”, shkruan Rama. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd