



U rrëmbye dhe u vra kur ishte vetëm 6 muajshe, duke u ofruar si sakrificë ndaj “zotave”. Një vajzë e vogël u vra nga një magjistar, i cili i kishte thënë një burri se kjo ishte e vetmja mënyrë për të pasur një fëmijë të tijin.
Vogëlushja u rrëmbye në shtëpinë e saj në Jharkhand të Indisë lindore, gjatë natës, teksa prindërit ishin në gjumë dhe flinin me derë hapur, për të luftuar të nxehtin.
Vogëlushja u vra duke u qëlluar me grusht, ndërsa trupi i saj u hodh në lumë si sakrificë ndaj “zotave”, shkruan noa.al.
“Magjistari” Karmu Kalindi i kishte thënë Bhadohi Kalindi, se nëse do sakrifikohej një fëmijë ndaj “zotave”, si mënyra e vetme që ai dhe e shoqja të kishin një fëmijë të tyre, kështu që në bashkëpunim konsumuan krimin e tmerrshëm.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur një muaj më parë, ndërkohë që këto ditë janë vënë në pranga dy të dyshuarit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





