Transmetuar më 09-06-2017, 12:58

Kryeministri Rama nuk i kurseu ironitë dhe batutat në drejtim të kryetarit të opozitës, kur tha se po të mos ishte arritur marrëveshja politike, Lulzim Basha do ishte në çadër me rroba banjo. Kreu i qeverisë tha se Bashës do i kujtoheshin fotot e tij nudo, të para disa viteve.

 “Pasi ata dolën nga çadra, nuk kam humbur asnjë centimetër, 198 cm isha para çadrës dhe aq jam. Atyre që thonë Edi Rama do timonin se do pushtet për vete, po të doja unë pushtet për vete Luli do ishte në çadër me rroba banjo duke parë në ëndërr ato fotografitë e mia. J kujtohen ato fotografitë? Ne nuk do ishim këtu tani duke bërë debat, por do prisnim 18 Qershorin dhe do merrnim mbi 100 deputetë”, tha Rama. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd