
Një aksident i frikshëm për pak i ka marrë jetën një motoçiklisti, i cili po ecte me 225 km/h. Joshua Boyd, goditi me kaskë një pjesë të fortë që kishte rënë nga një motorr tjetër, dhe më pas u rrëzua.
Ai iku zvarrë disa metra bashkë me mjetin. Në atë moment, ai u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e shpejtë dhe duket se ia ka dalë me sukses pasi nuk ka marrë asnjë dëmtim serioz.
“Fatmirësisht, nuk e kujtoj asnjë moment të incidentit, vetëm se u zgjova në spital me vizion të paqartë dhe me shikim të turbullt,” tha ai.
Ngjarja ndodhi me 3 qershor duke i shkatërruar motorrin, i cili kushtonte rreth 8500 dollarë. Për të është hapur një fushatë ku shumë njerëz po kontribuojnë për të mbledhur fonde që ta riparojnë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





