Transmetuar më 09-06-2017, 11:15

Edhe pse duket se i ka shpallur luftë të hapur kanabisit, policia nuk po arrin dot të parandalojë që në embrion kultivimin e kësaj lënde narkotike. Në një zonë në të pyllëzuar, në fshatin Karmë e Epërm të Pukës, janë asgjesuar 3 parcela me 88 bimë narkotike, dhe 110 kubik fidanë.

Dyshohet se posedues i lëndës narkotike është 46-vjeçari L.GJ, nga Shkodra, i cili është shpallur në kërkim. Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre zyrtarë. F. M, 52 vjeç, banues në fshatin Karmë, me detyrë kryeplak i fshatit Karmë, N. F, 58 vjeç, banues në fshatin Kçirë, me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Luf Qerret dhe A. D, 52 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, Bashkia Pukë.

Me çështjen po merret Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pukë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd