Transmetuar më 09-06-2017, 11:10

Drejtoresha Arsimore e Vlorës, Albana Hodaj është pezulluar nga detyra me urdhër ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina.

Pezullimi i Hodaj, vjen si pasojë e kundërshtimit për të zbatuar veprimtarinë dhe përgjegjësitë institucionalë të titullarit të Institucionit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”.

“Sjellja dhe veprimet e znj. Hodaj, përveç se në shkelje të plotë të etikës institucionale, janë në kundërshtim të plotë me përcaktimet ligjore dhe përgjegjësitë e detyrave të nëpunësve të administratës publike, të shfaqura jo vetëm në këtë takim pune të titullarit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, por edhe në drejtori të tjera rajonale të arsimit është konstatuara janë të imponuara nëpërmjet presionit të ushtuar mbi nga ta nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit z. Plarent Ndreca”, thuhet në qëndrimin e MAS.

Më tej shtohet se Sekretari i Përgjithshëm jo vetëm që nuk ka qene bashkëpunues, por vijon të pengojë duke ushtruar presion konstant në administratën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd