Transmetuar më 09-06-2017, 10:54

Një zyrtar i lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se i ashtuquajturi Shteti Islamik është i fokusuar për të kryer sulme në Europë.

 “ISIS, pavarësisht presionit të vazhdueshëm ushtarak, vazhdon të rezistojë, veçanërisht në Mosul dhe Raqa”, ka thënë nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështjet politike, Jeffrey Feltman.

Feltman ka deklaruar se grupi ekstremist i ISIS ka riorganizuar strukturën e tij ushtarake, duke i dhënë komandantëve lokalë më shumë pushtet dhe sulme frymëzuese jashtë zonave të konfliktit.

Po ashtu, zyrtari i OKB-së i tha Këshillit të Sigurimit ka thënë se intensifikimi i grupit militant, ka ardhur si pasojë e përdorimit të internetit për të shpërndarë propagandën e tyre.

Feltman tha se grupi ka përdorur prezencën e tij në internet për të inkurajuar mbështetësit të kryejnë sulme në Evropë, përfshirë Belgjikën, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Rusinë, Suedinë dhe Turqinë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd