Transmetuar më 09-06-2017, 07:46

Konservatorët e Kryeministres britanike Theresa May renditen të parët në zgjedhjet e mbajtura në Britaninë e Madhe, por nuk arrijnë në mazhorancën absolute.

Me 16 poste mangët, Partia Konservatore ka marrë 309 vende, çka do të thotë se nuk arrin mazhorancën me 326 vende nga 650 që janë në total në parlamentin britanik, numri i nevojshëm për të qeverisur.

Kështu që pritet krijimi i një Parlamenti dhe qeverie të varur nga aleancat.

“Britania e Madhe ka nevojë për një periudhë stabiliteti dhe ne do punojmë për ta garantuar”, deklaroi May në fjalimin e parë pas rezultateve të zgjedhjeve.

Ndërkohë laburisti Jeremy Corbyn tha se “Theresa May humbi mbështetjen, vendet në parlament dhe votat. Unë mendoj se ka mjaftueshëm arsye për t’u larguar”.

Ai shtoi se me votimin e së enjtes politika ka ndryshuar. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd