Transmetuar më 08-06-2017, 23:40

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaron se nëse do të ketë një mandat qeverisës do të heqë 10 deri në 20 mijë hajdutë, punonjës administrate.
“Do të heq 10 deri në 20 mijë hajdutë, punonjës administrate. Që ditën e parë… Administrata është ndarë me parcela, unë do ti heq, sepse deformojnë sistemin tonë. Administrata jonë ndryshon duke u ndëshkuar, jo duke u llastuar. Asnjë mësues nuk do jetë anëtar i ndonjë partie politike, do jetë me ligj,”-shprehet Blushi.
Blushi premtoi gjithashtu se do të anullojë të gjitha koncesionet./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





