Transmetuar më 08-06-2017, 22:39

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar gjatë mbrëmjes së sotme në “Opinion” përballë gazetarit Blendi Fevziu se nuk i druhet marrëveshjes Rama-Basha.

Ai ka rikujtuar se nuk ka patur frikë nga marrëveshja Berisha-Nano dhe jo të ketë frikë siç e cilëson ai, nga Tommy dhe Jerry bashkë.

“Është e vërtetë që ata janë bashkuar bashkë, halli i tyre është LSI-ja. Halli i tyre është rritja e LSI-së, përpjekje për të bërë kurban LSI-në janë bërë që në 2008”, shprehet Meta. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd