Transmetuar më 08-06-2017, 20:55

Olsi-Fiorentina dhe Danjeli me Fotininë flasin për shtatzëninë. Diskutimi nisi pasi Olsi i tha Fotinisë se ka marrë hije gruaje.

“Gruaje do marri, jo burri”, thotë Fiorentina. “Do të jetë gjë e bukur kur të jesh 9 muajshe shtatzënë”, i thotë Olsi.

“Nuk do të ndodhë së afërmi”, thotë Fotinia. “Do të bëjë evoluimin e shtatzënisë. Do ta fotografoj veten gjatë ndryshimeve që do të pësojë”, thotë Fotinia.

“Nëse do ta kesh djalë, do e kesh barkun me majë”, i thotë Olsi Fotinisë. Fiorentina ndërhyn dhe i thotë: “Po unë si do e kem?”.

Në moment, Olsi dëgjon muzikën dhe ngrihet nga tavolina, duke thënë se po shkon të kërcejë brenda dhe nuk i jep asnjë përgjigje Fiorentinës. “Asnjëherë nuk flet për vete ky”, thotë e mërzitur Fiorentina.

Nga ana tjetër duke anashkaluar edhe xhelozinë e Fiorentinës e cila nuk nguron t’i shfaqi në asnjë moment të vetëm, Olsi vazhdon ngacmimet ndaj Ambrës. Ajo është duke kërcyer, ndërsa Olsi i thërret Ambrës. “Bravo vajza, por ti Ambra nuk bën për velinë”, i thotë Olsi, shkruan faqja e “BB”.

Ai më pas flet me Danjelin dhe me Fotininë. “Ajo e ka lëkurën shumë të dobët, kur ishim në xhakuzi e pash dhe i dukeshin damarët”, tregon Olsi. Ai i thërret sërish Ambrës. “Nuk di të kërcesh fare, je shumë e dobët”, i thotë me shaka Olsi. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd