
Lidhur me rastin e helmimit të 100 personave në qytetin e Peshkopisë, mes tyre edhe fëmijë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
Në një njoftim për mediat, uniformat blu bëjnë me dije se kanë marrë njoftim për një fluks personash të paraqitur ditët e fundit në urgjencën e spitalit Rajonal Peshkopi me simptoma helmimi.
“Menjëherë pas informacionit të marrë, policia ka ngritur grupin hetimor dhe në bashkëpunim me drejtorinë e spitalit Peshkopi, kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun nga se ka ardhur helmimi i këtyre shtetasve”, deklaron policia.
Reth 100 persona i janë drejtuar spitalit të Peshkopisë, për të marrë ndihmë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar. Mendohet se të gjithë personat, mes tyre edhe fëmijë, kanë konsumuar tortë në një ceremoni familjare.
Ndërkohë, Drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë mostra të ushqimit për të bërë ekzaminimet, dhe për të vërtetuar nëse ka qenë torta shkak i helmimit. Pacientët kanë shfaqur të vjella, bark dhe këputje duke përfunduar në urgjencën e spitalit. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





