Transmetuar më 08-06-2017, 16:36

Alvaro Morata është një nga emrat më të nxehtë në merkaton e verës pasi pritet të largohet për herë të dytë nga klubi që e nxorri si futbollist, Real Madridi. Për spanjollin interesohen një mori skuadrash por në avantazh sipas raportimeve të fundit është Manchester United i cili ofron 60 milionë paund për shërbimet e tij.

E ndërsa e ardhmja mbetet në udhëkryq, 24 vjecari ka zgjedhur të kalojë pushimet i patrazuar me të dashurën e tij mahnitëse Alice Campello. Ai është fotografuar në Ibiza vetëm disa ditë pas finales së Ligës së Kampionëve.

Morata dhe partnerja e tij po shijojnë diellin në Ibiza, madje edhe duke marrë një "ski jet" për rrotullime në ujin kristal të pastër, raporton “The Sun”.

Campello shfaqet e veshur me një bikini në ngjyrë blu ku tregon format e saj perfekte. Ajo u takua dhe u lidh me Morata kur futbollisti luante në Itali, me Juventuesin. Marrëdhënia e tyre u bë publike në vitin 2016. Ajo është modele dhe stiliste nga Venecia. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd