Transmetuar më 08-06-2017, 16:20

Në fillim nisi si një ngacmim i thjeshtë, por me kalimin e kohës u kthye në një makth për të.

Një vajzë e re në Tiranë, është paraqitur në polici për shkak se ndihej e frikësuar, prej përndjekjeve që pësonte nga një djalë.

Gjatë ditës së sotme, pas denoncimit të së resë u arrestua në flagrancë P.P., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Bazuar në denoncimin e vajzës E.J., 27 vjeçe ai e ka përndjekur kudo, duke e bërë të ndihet e pasigurtë.

Në këto kushte, policia bëri arrestimin e të riut për veprën penale “Përndjekja”. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd