Transmetuar më 08-06-2017, 15:09

Një nënë e re solli në jetë në shtëpi, fëmijën e saj të dytë në fillim të qershorit. Ajo lindi në një pishinë të fryrë me ajër dhe më tej ndoqi një ritual të pazakontë, atë të prerjes së kordonit të kërthizës me një qiri, e asistuar nga djali i saj 5- vjeçar.

Protagoniste e kësaj ngjarje të çuditshme është 29- vjeçarja australiane Lacey Barratt.

Gruaja është e fiksuar keq pas ritualeve alternative dhe shpjegoi se pse donte të lindte në shtëpi dhe ta priste kordonin e kërthizës në mënyrë alternative.

“Doja që në një moment si lindja, të ishte e gjithë tabloja e plotë me të katër elementët, uji në pishinë i cili më lehtësoi, toka vendi ku kam lindur, ajri si frymëmarrja e fëmijës tim dhe zjarri i qiriut”, tregon e reja, shkruan noa.al.

Ajo shton se u deshën 20 minuta për të prerë kordonin duke e djegur, ndërkohë që sqaron se bëhet fjalë për një ritual antik i cili dikur ishte shumë i përdorur, ndërsa Barrat thotë se është më pak tragjik se sa prerja që bëhet nëpër spitale. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd