
Një grua në Spanjë ka gënjyer për 28 vite me radhë, duke thënë se është e verbër. Arsyeja? Nuk kishte dëshirë të përshëndeste të tjerët.
Carmen Jimenez mund të jetë një nga personat më anti-social, pasi ka zgjedhur që t’i thojë të njëjtën gjë edhe familjarëve të saj, përfshirë bashkëshortit. Tani është në moshën 57-vjeçare dhe ka zgjedhur këtë gënjeshtër sepse ka patur një dëmtim në sy, të cilin e përdori për të thënë se është e verbër.
Familjarët e saj kanë dyshuar disa herë, por në momentin që kanë zbuluar të vërtetën nuk i ka mbetur të bëjnë asgjë tjetër përvec se ta mbështesin.
“Ndihesha e lodhur kur ndaloja të përshëndesja njerëz, nuk kam qenë kurrë shumë sociale dhe të bëja si e verbër më ka shmangur nga shumë angazhime sociale,” tha ajo për mediat spanjolle.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





