Transmetuar më 08-06-2017, 09:30

Nuk kanë të ndalur rastet e kultivimit të bimëve narkotike. Policia e Vlorës asgjëson 3515 bimë narkotike në fshatrat Kallarat, Treblovë dhe Kotë si dhe sekuestron rreth 20 kilogramë kanabis sativa në banesën e një personi.

Ditën e djeshme, gjatë kontrollit të ushtruar përreth një banese të banueshme në fshatin Kallarat, janë gjetur të kultivuara 106 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Gjithashtu, ngjitur me banesën janë gjetur dy thasë me thurje brenda të cilëve përmbanin lënda narkotikë me peshë prej 19.7 kilogramë.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar pronarin e banesës, Resul Ismailaj, 63 vjeç, si autorin e dyshuar në lidhje me këtë vepër penale.

Në vijim gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Treblovë, pranë vendit të quajtur “Përroi i Madh”, janë gjetur katër parcela toke publike e papunuar me 3404 bimë narkotike të llojit kanabis sativ, me gjatësi 30-100 cm.

Dyshohet se këto bimë narkotike kanë mbirë vetë për shkak se vitin e kaluar janë asgjësuar bimë të ngjashme të mbjella në të njëjtin vend dhe që mendohet të jenë favorizuar nga kushtet klimaterike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kotë, pranë një përroi, janë gjetur të mbjella në pronë publike 5 bimë kanabis sativa. Lidhur me këto raste materialet i’u referuan Prokurorisë së Vlorës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd