Transmetuar më 08-06-2017, 08:58

Një grua në Fier ka rënë pre e grabitjes, mbrëmjen e së martës. E.Ç., 30 vjeçe, banuese në lagjen “1 Maj”, Fier, kallëzoi gjatë ditës së djeshme në polici se, rreth orës 20:25 të së martës, në lagjen “1 Maj”, Fier, në vendin e quajtur “Kupola Center”, i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës ku brenda ndodheshin dy aparate celularë dhe një varëse floriri.

Nga veprimet hetimore gjatë ditës së djeshme, e mërkurë u vu në pranga Merelo Sulaj, 32 vjeç, banues në Levan, Fier.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura, ndërkohë ndaj të dyshuarit materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Vjedhja”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd