Transmetuar më 08-06-2017, 08:17

Dalin pamjet e ekzekutimit të atentatorëve të Londrës, të cilët mbrëmjen e së shtunës së kaluar vranë shtatë persona dhe plagosën 48 të tjerë.

Pamjet e kapura nga CCTV tregojnë momentin kur tre terroristët e sulmojnë një burrë që po ecte në hyrje të Borough Market. Në videon më poshtë shihen pamjet e rënda, se si policët hapin zjarr drejt agresorëve duke i lënë të vdekur.

Atentatorët e së shtunës mbrëma janë Khuram Shazad Butt, Rachid Redouane dhe Youssef Zaghba.

Tre sulme në pak orë goditën kryeqytetin e Anglisë të shtunën mbrëma duke lënë të vdekur 7 persona, ndërsa 48 të tjerë u plagosën. Policia konfirmoi se janë ekzekutuar tre prej autorëve të dyshuar të sulmit. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd