Transmetuar më 07-06-2017, 21:28

Një vogëlush në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili lindi pa hundë dy vite më parë, ka ndërruar jetë, 3 muaj pasi festoi 2-vjetorin e lindjes.

Eli Thompson ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës në Alabama, ndërsa ai ishte një prej 37 fëmijëve në botë që kanë pa hundë, për shkak të sëmundjes së njohur si “arhinia”.

Edhe pse komunikonte me gjuhën e shenjave, babai i tij e ka përshkruar Elin si një fëmijë të qeshur.

Vogëlushi Eli, kishte lindur më 4 mars të vitit 2015./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd