Transmetuar më 07-06-2017, 16:30

Ndërkohë që fushata elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit po i afrohet kulmit dhe takimet e liderëve të partive janë shpeshtuar, edhe tensioni vjen në rritje.
Ish-Kryeministri Sali Berisha publikon një video bardhë e zi, nëpërmjet së cilës pretendon se kreu i qeverisë Edi Rama zihet me qytetarët.
“Edit po i nxjerr koka tym, zihet me qytetarët!”, shkruan Berisha si diçiturë të videos që gjeni më poshtë, të cilën e ka publikuar në profilin e tij në Facebook. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





