Transmetuar më 07-06-2017, 15:15

Një vajzë e mitur në Valias, në periferi të Tiranës, ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.
Pasditen e djeshme, në Valias, në tarracën e banesës të shtetasit M.M., 13-vjeçarja O.M., aksidentalisht ka prekur pa dashje një tel elektrik të zhveshur. Ajo ka përfunduar në tarracë e përplasur nga shkarkimi i korrentit pa ndjenja.
E reja është dërguar në spital, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





