Transmetuar më 07-06-2017, 12:24

Jemi mësuar që pas daljes nga shtëpia e Big Brother Damiano të “prodhojë” vetëm “skandale”. Por sot përmes një postimi në Instagram, Damiano tregon se Big Brother ka pasur edhe anët pozitive.

Ai shkruan në status se menjëherë pas daljes nga shtëpia një vajzë e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se është motra e tij, gjë të cilën Damiano nuk e dinte. Ai shkruan sot se për 18 vite me radhë nuk e dinte se kishte motër.

“Ky BB nuk ka pas vetëm anë negative për mua. Do t’ju tregoj dhe diçka shumë të bukur. Në momentin që sapo dal jashtë, më pret makina nga produksioni dhe me sendet e mia. Dhe marr telefonin e hap. As 10 minuta më vonë më vjen një telefonat. Dëgjohet një zë vajze që më thotë: Unë e di që ti je i tronditur, e di qe nuk është momenti i duhur për të thënë këtë gjë. Por unë jam motra jote, që janë munduar 18 vjet të na mbajnë larg njeri tjetrit "Unë zbulova diçka që gjithë jetën time e kam ndier.

Sikur atë ditë u lirova, është një ndjesi e papërshkrueshme. Doja ta ndaja me ju këtë gjë, sepse ju keni qenë me mua në çdo hap. Dhe kjo është diçka e bukur, dhe dua të ndaj me ju vetëm gjërat e bukura. Të ka vëllai jet! S’ka asgjë që na ndan nga sot e tutje. Në çdo hap do jem me ty, dhe ti me mua”, ky është statusi i Damianos në Instagram.

Damiano ka treguar brenda shtëpisë jetën e vështirë familjare, ku babai i tij ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj tij dhe të ëmës. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd