Transmetuar më 07-06-2017, 11:57

Policia e Durrësit bën të ditur se ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme kanabisi në Portin e Durrësit.

Sasia e madhe e drogës është gjetur në mjetin tip kamion Daf, që drejtohej nga një shtetas maqedonas.  Kamioni ishte i ngarkuar me kuti të mbushura me kastraveca dhe në mes të kastravecave kishte qese të mbushura me lëndë narkotike.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për peshimin e lëndës dhe hetimet për zbulimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd