
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka plotësuar kuadrin ligjor për financimin dhe monitorimin e fushatës zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e këtij institucioni, Drilon Hoxha tha se ligji është bërë edhe me asistencën e institucioneve ndërkombëtare.
“KQZ punoi me intensitet duke hartuar dhe miratuar aktet ligjore që rregullojnë aspekte si; mënyrën e përllogaritjes së kostos financiare të çdo aktiviteti, shërbimi apo materiali që do të përdoret për qëllime zgjedhore ose politike gjatë fushatës zgjedhore, llojet dhe numrin e aktiviteteve/veprimtarive/shërbimeve dhe materialeve të lejuara për t’u përdorur nga një parti politike gjatë fushës zgjedhore, kufizimet në përdorimin e materialeve propagandistike, e të tjerë.
Plotësimi i kuadrit ligjor u bë me asistencën dhe ekspertizën e Këshillit të Evropës dhe Institutin Demokratik Amerikan (NDI), të cilët shfrytëzojmë rastin për t’i falenderuar për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, tha zëdhënësja Hoxha.
Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me KiE dhe NDI ka trajnuar financierët e partive politike dhe ekspertët financiar, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në procesin e financimit të partive politike. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





