Transmetuar më 07-06-2017, 10:19

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me fierakun e gjetur të pajetë mbrëmjen e djeshme në një hotel te “Bulevardi Zogu I” në Tiranë, i identifikuar si Ardian Laze dhe ka qenë i dënuar për vrasje.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, Laze ndërroi jetë pas një ataku kardiak. Ai nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në virin 2005 ishte dënuar për një vrasje të kryer në bashkëpunim.

50 vjeçari kishte marrë atë kohë një lokal me qera në lagjen  "Xhevdet Nepravishta", ndërsa u dënua bashkë me Dritan Bilbilin për vrasjen e Arben Hoxhës, i njohur me nofkën "Ben Komisari", raporton “News24”. Laze dhe Bilbili ishin ankuar disa herë se në lokalin e lojërave të fatit që ata menaxhonin, viktima nuk pranonte të paguante lekët e lojërave që bënte.

Përveçse nuk paguante paratë, i arrestuari ka dëshmuar se, herë pas here, viktima Hoxha ka kërcënuar shumë seriozisht personelin. Në sherr e sipër ata e kanë vrarë. Bilbili u arrestua, kur në atë kohë Laze u shpall në kërkim. /b.l/noa.al/ 

Tiranë, ish-i dënuari për vrasje gjendet i vdekur në hotel

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd