Transmetuar më 07-06-2017, 08:29

Kryeministri i vendit Edi Rama ashtu si çdo mëngjes tjetër të kthyer tashmë në një "traditë" ka postuar edhe sot një video të filmuar me dron nga Lungomare e Vlorës.
Këtë kreu i qeverisë e ka bërë për t’i uruar "mirëmëngjesi" qytetarëve në rrjetin e tij social Facebook.
"Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë video të një spektakli mjaft të veçantë nga Lungomare e Vlorës. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave", shkruan Rama. /b.l/nmoa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





