
Një kompani hulumtuese gjermane ka kryer sondazh për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në Kosovë.
Të pyetur nga kompania e sondazheve SDR, se kë do të votonin si Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, qytetarët kanë zgjedhur Avdullah Hotin me 40.4%, i dyti Ramush Haradinaj me 34.2% dhe i treti Albin Kurti me 25.4%.
Pyetja tjetër që iu është drejtuar kandidatëve të këtij sondazhi është: Cili nga kandidatët për kryeministër e konsideroni si të ndershëm dhe t besueshëm?
Sipas këtij sondazhi, rezulton se: Avdullah Hoti është më i ndëershmi dhe më i besueshmi me 27.30% respektivisht 30.12%, i dyti Albin Kurti me 25.30% dhe 24.10%, ndërsa i treti është Ramush Haradinaj me 21.90% dhe 19. 10%.
DETAJET
Në pyetjen drejtuar të anketuarve se “Cilin nga kandidatët për kryeministër e konsideroni si të ndershëm dhe të besueshëm?”, sipas këtij sondazhi del se Avdullah Hoti konsiderohet më i ndershmi dhe më besueshmi me 27.30% respektivisht 30.12%, i dyti është Albin Kurti me 25.30% dhe 24.10%, ndërsa i treti është Ramush Haradinaj me 21.90% dhe 19.10%.

Ndërsa në pyetjen se ‘Kush mendoni që do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës’, i pari është Avdullah Hoti me 40.4%, i dyti Ramush Haradinaj me 34.2% dhe i treti Albin Kurti me 25.4%./Arbresh.info

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





