



Ami dhe Ermali kanë çuar të birin, Joelin, në Gardaland, një nga parqet më të njohur për fëmijë që ndodhet në Italinë Veriore.
Të tilla parqe të të njëjtit koncept me të famshmit Disney, janë vende të ëndërruara për fëmijët dhe dita kalon si pa u ndier në mjediset e hapura plot me personazhe përrallash, gjelbërim dhe mundësi për të luajtur.
Por ajo që bien në sy është se vogëlushi Joel duket se tashmë është rritur mjaftueshëm, aq sa ka filluar të mos i pëlqejë më fotografitë me mamin dhe babin. Të paktën kështu thotë moderatori i “Xing me Ermalin”.
“Filloi ky… S’do me dalë me plakun në foto”,- shkruan Ermali bashkangjitur një fotoje ku shfaqet me Joelin, i cili ka mbuluar fytyrën.
Ndërsa në një foto tjetër Joeli është fotografuar me nënën tij Ami pranë shatërvanit shumë të njohur të këtij parku. Në këtë foto kuptohet që djali, edhe pse nuk ka mbushur ende katër vjeç, nuk është më ai fëmija i vogël që mbahej lehtësisht në krahë.
Fëmijët rriten shumë shpejt dhe mami Amit dhe babi Ermalit do t’i duhet të mësohet tashmë me tekat e fëmijës. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





