Transmetuar më 07-06-2017, 00:51

Sulmuesi problematik, Mario Balotelli sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës gjermane të Borusia Dortmund.
Këtë lajm e ka konfirmuar menaxheri i tij, Mino Raiola, ndërsa nuk dihet ende nëse ai e ka patur me të vërtetë këtë gjë.
Ditët në vazhdim do të zbulojnë nëse sulmuesi do të transferohet në Bundesliga.
Sulmuesi italian këtë sezon që lamë pas ka luajtur në Francë te skuadra e Nices, duke shënuar 17 gola në 28 takime.
Ai zhvilloi një edicion mjaft të mirë duke e ngjitur skuadrën e tij në vendet e para të renditjes./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





