Transmetuar më 06-06-2017, 22:03

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Arlind Ajeti sezonin e ardhshëm mund të luajë te Bolonja.

Skuadra e “Serisë A” italiane ka shfaqur interesim për mbrojtësin shqiptar që luan për Torinon.

Ajeti nuk ka mundur dot të gjejë hapësira te skuadra që drejtohet nga trajneri serb, Sinisa Mihajlovic dhe për këtë gjë ai do të kërkojë një tjetër klub.

Corriere Dello Sport shkruan se Bologna e sheh me të ardhme mbrojtësin shqiptar për shkak të moshës së re.

Sezonin e ardhshëm Ajeti mund të luajë në një skuadër me shqiptarin tjetër Ledian Memushaj, për të cilin Bolonja gjithashtu ka shfaqur interes./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd