
Pavarësisht se jemi në stinën e verës, sot moti në Korçë ka shkaktuar përmbytje. Reshje të dendura shiu kanë rënë gjatë mbrëmjes në qytetin e Korçës.
Kanë mjaftuar 30 minuta reshje shiu që i gjithë qyteti të përmbytet. Bulevardi dhe rrugët kryesore të Korçës janë nën ujë duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë që nesër, sipas meteorologëve, territori do të dominohet nga kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur pritet zhvillim i vranësirave, më të dendura në zonat malore ku priten shira të përkohshëm e të izoluar.
Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë gjatë mesditës së nesërme, duke bërë që maksimalja territoriale të ngjitet në 33 – 34 gradë celcius. Moti do të surprizojë këtë fundjave dhe nga e hëna, kur termometri pritet të arrijë në 36 gradë. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





